“Ronaldo mund të luajë deri në moshën 40 vjeçare”

Futboll

“Ronaldo mund të luajë deri në moshën 40 vjeçare”

Më: 20 mars 2020 Në ora: 14:32
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo mund të vazhdojë të luajë deri në moshën 40 vjeçare, sipas ish shokut te Kombëtarja e Portugalisë, Paulo Ferreira.

Sulmuesi i Juventusit tani 35 vjeçar, mbetet një nga lojtarët më finalizues sot në Evropë, këtë e vërtetoi duke shënuar në 11 ndeshje radhazi në Serie A.

“Unë e kam njohur Cristianon për një kohë të gjatë. Qëndrimi i tij, se sa profesional është ai, sa i zellshëm, sa shumë punon, të gjitha janë të jashtëzakonshme”, ka deklaruar Ferreira.

“Derisa trupi i tij nuk e lejon atë të luajë, ai do të qëndrojë në këtë nivel. Dhe unë mendoj se ai do të vazhdojë të luajë edhe për katër ose pesë vjet më shumë”.

“Ai ende është një lojtar i rëndësishëm që të gjithë e respektojnë. Ai ende është i frikshëm sepse mund të vendos një lojë”.

“Ai i bën të gjitha, dhe kur ai e thotë, ai do të vazhdojë të luajë deri në moshën 40 vjeçare, unë jam dakord. Le të shohim se si trupi i tij po e trajton atë, por nëse nuk merr lëndime, atëherë ai patjetër që mund ta bëj atë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat