Ky pritet të jetë trajneri i PSG-së për sezonin e ardhshëm

Futboll

Ky pritet të jetë trajneri i PSG-së për sezonin e ardhshëm

Më: 20 mars 2020 Në ora: 15:48
Tomas Tuchel

Drejtori Sportiv i PSG-së, Leonardo ka nisur kontaktet me trajnerin italian, Masimiliano Allegri për ta sjellë në Paris sezonin e ardhshëm.

Trajneri aktual Tomas Tuchel është gjithnjë e më larg PSG-së, pavarësisht se Kampionatin francez e ka në dorë tashmë dhe pavarësisht kualifikimit në çerekfinale të Champions League.

Braziliani Leonardo i mori frerët e PSG-së përsëri verën e kaluar, kur dhe nuk rrezikoi të ndryshonte trajner menjëherë, ama tani ka ardhur koha të ketë në ekip një trajner të zgjedhur nga vetë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat