Juventusi kërkon sulmues

Futboll

Juventusi kërkon sulmues

Më: 20 mars 2020 Në ora: 16:11
Juventusi kërkon sulmues

Sulmuesi italian, Luka Toni është rikthyer të flasë për sulmin e ish-skuadrës së tij, Juventusit duke i sygjeruar atyre të marrin Gabriel Xhezusin, pavarësisht se Herri Kejn është bomberi më i mirë në botë.

Luka Toni e mbështet sygjerimin e tij te fakti se sulmuesi i Sitit Xhezus di të japë edhe asist përveçse të shënojë gola, duke shtuar faktin se braziliani është  vetëm 22 vjeç.

Për më tepër, 42 vjeçari italian ka folur dhe për Mauro Ikardin, të cilin nuk e shikon akoma në nivelin e Herri Kejn, ndërkohë për sa i përket talentit Erling Braut Haland thotë se duhet akoma kohë për të parë vazhdimësinë e tij.

“Kejn është bomberi më i fortë. Ai është një lojtar teknik, di si të kombinohet me skuadrën dhe mbi të gjitha finalizon mjaft mirë brenda zonës.

Ikardi nuk është në nivelin e Kejn. Është po aq vjeç sa Kejn, por ka nevojë akoma të kompletohet si futbollist. Verner do akoma kohë të provojë që i afrohet niveit të Kejn apo Ikardit, ndërsa Haland duhet të tregojë vazhdimësi.

Gabriel Xhezus është i shpejtë, teknik dhe di si të japë asist. Nga këta, mendoj se braziliani është më i miri për Juventusin, sepse Ronaldo nuk është sulmues qendre ama është ai që shënon më shumë gola. Dy bombera nuk do të bënin punë, prandaj më mirë do të ishte një sulmues që di të japë asist, shto dhe faktin se është vetëm 22 vjeç,” përfundoi analizën e tij Luka Toni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat