Vendimi i Barcelonës për trajnerin

Futboll

Vendimi i Barcelonës për trajnerin

Më: 20 mars 2020 Në ora: 16:14
Vendimi i Barcelonës për trajnerin Setien

Trajneri spanjoll pritet ta drejtojë kampionin aktual spanjoll edhe në sezonin 2020/21, edhe pse punët nuk po i shkojnë si duhet

Barcelona nuk po mendon për trajner të ri.

Sipas mediave spanjolle, gjiganti katalunas do të vazhdojë me trajnerin aktual.

Kështu, mediumi “Sport” shkruan se Quique Setienit do t’i jepet mundësia për ta drejtuar kampionin aktual spanjoll edhe në sezonin 2020/2021.

Setien e zëvendësoi Ernesto Valverden e shkarkuar muaj më parë.

As me trajnerin e ri Barça nuk e bëri ndonjë përparim, por drejtuesit e klubit nuk po mendojnë ta ndërrojnë atë.

Holandezi Ronald Koeman spekulohej se mund të emërohej trajneri i ri në Camp Nou nga sezoni i ardhshëm.

Ish-futbollisti i Barcelonës nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Kombëtarja e Holandës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat