Ademi viziton futbollistin nga Tuzlla e Bosnjës e Hercegovinës, kjo është gjendja e tij në Ferizaj

Futboll

Ademi viziton futbollistin nga Tuzlla e Bosnjës e Hercegovinës, kjo është gjendja e tij në Ferizaj

Më: 20 mars 2020 Në ora: 17:03
Ademi viziton futbollistin nga Tuzlla e Bosnjës e Hercegovinës, kjo është gjendja e tij në Ferizaj

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi ka vazhduar me vizitat e tij, në Lidhjet Rajonale të futbollit, por edhe në disa skuadra kosovare.

Gjatë ditës së stome, Ademi ka qëndruar në rajonin e Ferizajt, ndërsa ka qëndruar për vizitë në KFF “Bazeli” dhe në kompleksin sportiv “Bazel” në fshatin Rakaj të komunës së Ferizajt.

Gjithashtu, Ademi ka vizituar edhe futbollistin boshnjak të Ferizajt, Nermin Hajdareviq.

“Presidenti Agim Ademi ka qëndruar për vizitë në KFF “Bazeli” dhe në kompleksin sportiv “Bazel” në fshatin Rakaj të komunës së Ferizajt, ku është pritur nga pronari Ahmet Shora. Me këtë rast presidenti Ademi u dakordua me z. Shora që ky kompleks të shndërrohet në karantinë për sportistët në rast se paraqitet nevoja në situatën në të cilën po kalon vendi, e ku të gjitha shpenzimet do t’i bartë FFK-ja.

Kreu i FFK-së e ka vizituar edhe futbollistin e KF “Ferizaj”, Nermin Hajdareviq nga Tuzlla e Bosnjës e Hercegovinës, me ç’rast u interesua për gjendjen e tij në këtë situatë të vështirë që i ka kapluar po thuajse të gjitha shtetet në botë, duke i dhënë mbështetje për çfarëdo që ka nevojë. Presidenti Ademi më pas ka vizituar KF “Vitia” nga komuna më e prekur dhe e izoluar për shkak të numrit të të infektuarëve me koronavirus”, thuhet në njoftimin zyrtar të FFK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat