Laporte i lumtur te Man City, përkundër dënimit të UEFA

Futboll

Laporte i lumtur te Man City, përkundër dënimit të UEFA

Më: 20 mars 2020 Në ora: 21:29
Aymeric Laporte

Aymeric Laporte duket se është në mesin e lojtarëve që nuk e mendon largimin nga ‘Etihad’.

Manchester City është dënuar nga UEFA me dy vitje mos paraqitje në Ligën e Kampionëve. Skuadra ka ngritur rastin në CAS, por përkundër kësaj, disa lojtarë të skuadrës janë lidhur me një largim të mundshëm.

Në mesin e lojtarëve që flitet për të është edhe Laporte, por ky i fundit duket se është i lumtur në ‘Etihad Stadium’.

“Ne po presim për vendimin final. Ne do të shohim çfarë ndodh sezonin tjetër” ka thënë Laporte.

“Jam shumë i lumtur te Mancheser City. Po e shijoj futbollin këtu. Po bëjmë gjëra të mira. Kemi fituar tetë trofe në dy vite” ka shtuar francezi.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i UEFA, dhe nëse do të ndikojë në të ardhmen e Aymeric Laporte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat