Konfirmon Dybala: Nuk jam i prekur me koronavirus

Futboll

Konfirmon Dybala: Nuk jam i prekur me koronavirus

Më: 20 mars 2020 Në ora: 22:50
Paulo Dybala

Ylli i Juventus, Paulo Dybala, ka folur për gjendjen e tij shëndetësore.

Më herët gjatë këtij muaji, spekulohej se argjentinasi i Juventus është në mesin e lojtarëve të prekur me Covid-19.

Por, këto zëra dolën të mos ishin të vërteta. Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe vet lojtari së fundmi, duke thënë se nuk është i prekur me koronavirus.

“Një lajm i rremë është shpërndarë se unë jam i prekur me Covid-19. Kjo nuk është e vërtetë, edhe pse unë po qëndroj i izoluar si të tjerët” ka thënë Dybala përmes ‘Instagram’.

“Në ditët e ardhshme, do të di edhe rezultatet e testeve. Shpresoj të mos kem virusin, por nëse e kam, do të vazhdoj karantinën” ka shtuar argjentinasi.

Mbetet të shihet se cilat do të jetë rezultatet e testeve të Dybala, për Covid-19.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat