Botëror, Champions dhe Top të Artë

Futboll

Botëror, Champions dhe Top të Artë

Më: 22 mars 2020 Në ora: 16:09
Botëror, Champions dhe Top të Artë

Në futboll flitet gjithmonë për katër fantastikët: Pele , Di Stefano, Krojf dhe Maradona. Por në fakt janë 7 futbollistë që duhet të kenë një vend special në renditjet për më të mirët e historisë: Çarlton, Myler, Bekenbauer, Rosi, Kaka, Ronaldinjo dhe Zidan.

Këta 7 futbollistë janë të vetmit në historinë e futbollit që kanë fituar Botërorin, Champions-in dhe Topin e Artë. Mesi dhe Ronaldo kanë fituar disa prej tyre trofeve, por kurrë nuk kanë arritur që të triumfojnë me kombëtaret e tyre në një Botëror.

Vetëm lojtarët e sipërpërmendur ia kanë dalë që të bëjnë histori në 3 kompeticionet e rëndësishme, me skuadrën, kombëtaren dhe atë individal. Por në fakt, Leo Mesi dhe Kristiano Ronaldo nuk janë të vetmit yje të futbollit që nuk renditen në këtë listë të privilegjuarish. Ronaldo Nazario dhe Rivaldo janë dy lojtarët që kanë fituar Topin e Artë dhe Botërorin, por nuk ia dolën që të fitonin një Champions.

Ronaldo nuk fitoi dot me Realin, ndërsa Rivaldo prishi kontratën në vitin 2003 me Milanin, kur kuqezinjtë fituan këtë kompeticion. Në këtë grup mund të vëmë re edhe mungesën e Paolo Maldinit, i cili ishte vetëm 45 minuta larg një rekordi të madh për të pasur 6 Champions.

Por në fakt, kapiteni i Milanit nuk ka fituar as “Topin e Artë” dhe as Botërorin. Duke llogaritur vetëm 3 trofetë e mësipërm, lista e lojtarëve shtohet me Ramosin dhe Kavaron. Kapiteni i Realit të Madridit ka fituar 2 prej tyre: Botërorin dhe Champions-in, por i mungon “Topi i Artë”.

Ndryshe nga ky i fundit, Kavanaro ka fituar Botërorin dhe “Topin e Artë”, por jo Champions-in. Nuk duhen harruar edhe lojtarët e tjerë që bënë histori në këtë sport, por iu mungojnë disa tituj. Van Basten ka fituar 3 herë “Topin e Artë”, ashtu si Platini, por nuk ia doli që të fitonte Botërorin me Holandën. Rumenige ka fituar 2 Topa të Artë, por humbi finalen kundër Maradonës, i cili kurrë nuk triumfoi në Champions.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat