Ancelotti gati të marrë yllin e Napolit

Futboll

Ancelotti gati të marrë yllin e Napolit

Më: 24 mars 2020 Në ora: 15:58
Ancelotti gati të marrë yllin e Napolit

Ancelotti gati të marrë yllin e Napolit.

Evertoni duket se i ka synimet e qarta për sezonin e ardhshëm, teksa kërkon të ndërtojë një ekip sa më të mirë për trajnerin Ancelotti. Në merkaton e verës, klubi nga “Merseyside” pritet të jetë shumë aktiv, teksa lëvizjet e para kanë nisur.

Emri i parë në listën e kërkesave të Ancelottit është Allan dhe dëshira e tij duket se do të plotësohet. Sipas mediave italiane, Everton ka paraqitur ofertën e parë dhe i ofron Napolit plot 40 milionë euro për brazilianin.

Për sa i përket mesfushorit, oferta për të është mjaft e majme gjithashtu. 6 milionë euro në sezon plus bonuset për Allan, si dhe një kontratë deri në vitin 2025, duke e bërë kështu një nga më të paguarit në klub. Tashmë, mbetet për t’u parë se çfarë do të vendosë Napoli e Allan, edhe pse gjasat janë të mëdha që oferta të pranohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat