Matri këshillon yllin e Italisë: Shko te Juventusi, mos u mendo dy herë! - Bota Sot
Matri këshillon yllin e Italisë: Shko te Juventusi, mos u mendo dy herë!

Futboll

Matri këshillon yllin e Italisë: Shko te Juventusi, mos u mendo dy herë!

Më: 26 mars 2020 Në ora: 11:07
Alessandro Matri

Ndërsa futbolli është në karantinë, si gjithçka tjetër prej “Coronavirus”, Alessandro Matri jep mendimet e tij. Pa dyshim, edhe ai është izoluar në shtëpi, në Milano, prej nga flet për “Tuttosport”. Para se të ndalet në disa kujtime të karrierës dhe reflektime për të ardhmen, ish-sulmuesi i Juventusit dëshiron të përqëndrohet te Sandro Tonali, ish-partneri i tij te Brescia: 

“Ai është një djalë i mirë, serioz. Po ashtu, është një talent i shkëlqyer. Unë do t'i sugjeroja menaxherit Paratici që ta marrë menjëherë Sandro. Me Tonali nuk bën kurrë gabim. Së pari, ai është një lojtar i datëlindjes 2000 dhe nuk duket aq i ri, kur luan. Ai është i ftohtë. Dhe mos mendoni se është e lehtë të luani me sytë (vizionin) e tij në çdo ndeshje.

Nëse më kërkon një opinion për Juventusin? Unë do t'i thoja Sandros: Shko tani, mos u mendo dy herë! Sa i përket mënyrës sesi e kam provuar unë Juventusin, mund t’ia rekomandoja pa hezitim. Gjatë muajve të fundit, ai nuk më ka pyetur për asgjë dhe e kuptoj. Të gjithë flasin për të, por megjithatë Tonali arriti ta shijojë sezonin e parë në Serie A me qetësi”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat