Kujtim Shala provokon: A thua pse nuk arrita të bëhem shqiptari i parë në histori... - Bota Sot
Kujtim Shala provokon: A thua pse nuk arrita të bëhem shqiptari i parë në histori...

Futboll

Kujtim Shala provokon: A thua pse nuk arrita të bëhem shqiptari i parë në histori...

Nga: Kemajl Goca Më: 26 mars 2020 Në ora: 14:48
Kujtim Shala provokon: A thua pse nuk arrita të bëhem shqiptari i parë në histori...

Legjenda e futbollit të Kosovës, Kujtim Shala, ka provokuar me një postim të tij, duke pyetur pse nuk u bë shënuesi më i mirë në ish Jugosllavi? 

Ai për një gol mbetet i dyti në listë të shënuesve me 15 gola, për një gol larg shënuesit më të mirë Dushko Milinkoviq (Rad) në vitin 1987-1988. 

“A thua pse nuk arrita të bëhem shqiptari i parë në histori...! Golashënuesi më i mirë në ish Jugosllavi?!”, shkruan Shala.

Image

Lista e shënuesve

Duket se janë dy emra që e lanë që mos të shpallet shënuesi më i mirë dhe shumë shpejt do ta tregojë historia se cilët ishin. 
Shala kishte rastin më të mirë, që të mbetet si shqiptari i parë në krye të shënuesve, por kjo ëndërr iu dogj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat