Rivaldo, ka një sugjerim për klubin katalan - Bota Sot
Rivaldo, ka një sugjerim për klubin katalan

Futboll

Rivaldo, ka një sugjerim për klubin katalan

Më: 26 mars 2020 Në ora: 20:17
Rivaldo, ka një sugjerim për klubin katalan

Ish-futbollisti i Barcelonës dhe i përfaqësues së Brazilit, Rivaldo, ka një sugjerim për klubin katalan në lidhje me merkaton. 47-vjeçari mendon se Barçës do t’i vlente më shumë kthimi në “Camp Nou” i Neymarit, sesa blerja e Lautaro Martinezit.

Lautaro: Ai është vetëm 22 vjeç dhe ende ka nevojë të evoluojë dhe të fitojë përvojë, pavarësisht se është një lojtar i mirë që mund të bëhet një futbollist edhe më i mirë në të ardhmen.

Më mirë Neymar. Lautaro nuk do të ishte një zgjidhje për të tashmen. Neymar do të ishte gjithnjë përparësia ime për të forcuar Barcelonën. Mendoj se ai duhet të përqëndrohet, para së gjithash, në kthimin e tij për ta bërë sulmin e Barçës shkatërrues, si në të kaluarën.

Përshtatja e menjëhershne. Barcelona duhet të bëjë një përpjekje financiare për Neymarin tani që PSG është gati të pranojë oferta realiste. Një nënshkrim i tillë nuk do të ishte i rrezikshëm. Neymar është 28 vjeç dhe ka ende shumë vite futboll në karrierën e tij. Do të ishte një veprim i shkëlqyeshëm, sepse ai e njeh klubin dhe ka një personalitet që i lejon të ndajë rolin kryesor me Messin.

Paga e Ter Stegenit: Jam dakord që Ter Stegen meriton një përmirësim të pagës për gjithçka që ka bërë në ekip vitet e fundit. Por nuk mendoj se ai duhet të përfitojë një pagë të ngjashme me atë të Messit ose Suárezit, siç sugjerojnë disa zëra. Por, sidoqoftë, ai duhet të jetë një nga më të paguarit në skuadër. Vendi i tij mund të jetë pas “yjeve” të Barcelonës.

Ronaldinho: Nuk kam folur me të që kur ai u arrestua në Paraguai. Mund t’i them të ketë sa më shumë kuajë dhe uroj që e gjitha kjo të përfundojë mirë. Duhet të jetë shumë e bezdisshme që të kalonsh ditëlindjen, i arrestuar, në një vend të huaj. Jam i bindur që kur e gjita të mbarojë, Ronaldinho do të dalë më i fortë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat