Ndërprerja si ilaç për Kukësin

Futboll

Ndërprerja si ilaç për Kukësin

Më: 28 mars 2020 Në ora: 14:10
Ndërprerja si ilaç për Kukësin

Pandemia pas përhapjes së koronavirusit ka bllokuar vendin dhe natyrisht përjashtim nuk mund të bënte as futbolli. Mirëpo, çdo e keqe e ka një të mirë kur bëhet fjalë për lojtarë që në këtë periudhë kanë qenë të dëmtuar apo skuadra të cilat po kalonin një moment jo pozitiv sa u përket rezultateve.kukesi

Një rast konkret është Kukësi në Kategorinë Superiore. Verilindorët vijnë pas dy humbjeve dhe tri barazimeve në pesë ndeshjet e fundit, por ekipi ka qenë mjaft i dëmtuar prej mungesave të shumta. Ndaj Vllaznisë me 4 mars nënkampionët luajtën pa Musollin, Ethemin dhe Rrocën, pa harruar Abazajn që sakrifikoi, duke qenë në fushë i dëmtuar. Por, takimi me Vllazninë u bë dramë për Kukësin jo për dy pikët e humbura, por për dëmtimin e sulmuesit kryesor, Vasil Shkurtaj.
Bomberi mori një goditje afër gjurit dhe mendoi më të keqen, por për fat të mirë nga skaneri i bërë, rezultoi se nuk e kishte këputur ligamentin, por vetëm e kishte tërhequr. Një muaj është afati i rikuperimit të tij, teksa mësohet se tashmë po ecën në rrugë të mbarë. Probleme mbas ndeshjes me Skënderbeun pati edhe Emiljano Musta, i cili kishte pësuar tërheqje muskulare, teksa koha e rikuperimit do të zgjaste rreth 20 ditë.Goli i Kukesit

Pra, ndaj Luftëtarit trajneri Shehi ishte pregatitur të luante pa Shkurtaj, Mustën dhe Erhun Obanor, me këtë të fundit që kishte plotësuar numrin e kartonave.

Ndërprerja e kampionatit i bëri shumë mirë ekipit sa iu përket dëmtimeve, pasi kur ai të nis, skuadra nënkampione do të jetë me kapacitet të plotë sa i përket organikës dhe do të luftojë pse jo për titullin kampion.

9 pikë nga Tirana janë shumë, por duke parë ndeshjen direkte me kryeqytetasit dhe takimet që ata kanë me rivalë të tjerë të vështirë, te Kukësi besojnë shumë se mund të bëjnë përmbysjen e madhe. Vetë trajneri Shehi nuk është dorëzuar, duke qenë i bindur për aftësitë e ekipit që drejton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat