Lajm i hidhur, ndërron jetë futbollisti i talentuar 14-vjeçar Christian Minchola.
Klubi i Atletico Madridi konfirmon lajmin tragjik, duke thënë se talenti ka qenë prej më të mirëve i shkollës së tyre dhe që ka shënuar mbi 50 gola në ekipin e të rinjve.
Arsyet e vdekjes së tij ende nuk dihen.
“Pusho në paqe!”, thuhet në faqen e Twiter nga klubi Atletico.
"Klubi ynë bashkohet me dhimbjen e humbjes së tij dhe dëshiron të përcjell ngushëllimet e sinqerta për familjen e tij dhe miqtë e Christian Mincholas, lojtar i Atletico de Madrid Infantil C.
Christian Minchola (02/19/2006) ka ndërruar jetë në moshën 14 vjeç. Chistian, sulmuesi për Infantil C, u bashkua me Akademinë tonë në sezonin 2013/14”", thuhet nga Atleitco.
Presidenti Cerezo ka shkruar: “Jemi të shokuar nga lajmi i humbjes së një prej lojtarëve tanë. Atletico dhe e gjithë familja jonë është pranë familjes së Christianit dhe miqve të tij në këtë moment shumë të vështirë”.