Tani e kupton italiani se çfarë ka humb me Milot Rashicën - Bota Sot
Tani e kupton italiani se çfarë ka humb me Milot Rashicën

Futboll

Tani e kupton italiani se çfarë ka humb me Milot Rashicën

Më: 29 mars 2020 Në ora: 16:53
Tani e kupton italiani se çfarë ka humb me Milot Rashicën

Sot janë mbushur 4 vite nga koha kur Milot Rashica do të debutonte për herë të parë me Shqipërinë. Pikërisht në një ndeshje miqësore ndaj Luksemburgut e fituar në transfertë me rezultatin 0-2.

Sadiku dhe Cikalleshi do të shënonin në pjesën e dytë, ndërsa Rashica do të merrte vendin e Migjen Bashës në minutën e 60. Pas kësaj kuqezinjtë do të zhvillonin edhe dy miqësore të tjera, përpara se të nisnin rrugën e tyre të historisë, atë në Europianin e Francës, shkruan sportekpres nga Tirana. De Biasi do të grumbullonte edhe Milot Rashicën në përgatitjet para Europianit, megjithëse debutimi i tij erdhi pas mbarimit të kualifikuesve.

Ndër 4 lojtarët që do të largoheshin dhe do të ktheheshin për në atdhe, për të mos mbërritur në Francë, ishte edhe Milot Rashica.

Një vendim ky që ishte i llogjikshëm, por jo për Rashicën, që zgjodhi menjëherë të largohej. Por fatmirësisht është pjesë e një tjetër përfaqësuese shqiptare, atë të Kosovës dhe këtë herë duke dhënë kontributin e tij që të mbërrijë në Europian, këtë herë jo si një dhuratë. Ndryshe nga De Biazi, Shaland është i detyruar për ta marrë, madje atje do të mbështes të gjitha shpresat.

Nëse kjo mrekulli do të ndodhi, atëherë edhe Rashica do e kuptojë De Biazin. Pasi fundja si do të ndihej ai nëse në listën e Europianit do të largohej për t’i lënë vendin një lojtari që nuk ka luajtur kurrë me Kosovën, por është i prespektivës?

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat