Arsenali do ta shesë Ozilin, i “blindon” tre lojtarë

Futboll

Arsenali do ta shesë Ozilin, i “blindon” tre lojtarë

Më: 30 mars 2020 Në ora: 18:59
Mesut Ozil

Arsenali po planifikon të ndahet me Mesut Ozilin në fund të këtij sezoni.

Mesfushori turk me pasaportë gjermane ka kontratë me klubin londinez deri në vitin 2021.

Mirëpo, ish-përfaqësuesi gjerman pritet të largohet nga “Emirates Stadium” gjatë verës që vjen.

Ndërkohë, mediumi britanik “Express” shkruan se “Topçinjtë” ndërkohë po mendojnë t’i vazhdojnë kontratat me tre lojtarë.

Bëhet fjalë për Pierre-Emerick Aubameyang, Reiss Nelson e Bukayo Saka.

Treshja ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2021, njëjtë si Mesut Ozil.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat