Messi çon në ‘qiellin e shtatë’ yllin e Chelseat: E ka potencionalin për t’u bërë një nga më të mirët

Futboll

Messi çon në ‘qiellin e shtatë’ yllin e Chelseat: E ka potencionalin për t’u bërë një nga më të mirët

Më: 31 mars 2020 Në ora: 08:59
Arkiv

Mason Mount ka vazhduar ngritjen e tij meteorike pasi kishte lëvdata nga hiç më pak se sa Lionel Messi.

Mount po shijonte një sezon të shkëlqyer në Chelsea para pezullimit për shkak të koronavirusit, dhe nuk ka kaluar pa u vënë re në të gjithë futbollin evropian.

Superylli i Barcelonës Messi, është i fundit që ofron mendimin e tij në Mount pasi u bashkua me Topps për të krijuar një paketë ekskluzive të kartave të futbollit.

Siç është raportuar nga Football London, Messi zgjodhi Mountin në kategorinë e tij ‘talent në rritje’, përpara se të lavdëronte mesfushorin e Anglisë.

”Nëse e keni parë duke luajtur, ai ka potencialin të jetë një nga më të mirët”, tha Messi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat