Objektivi është Giovanni Di Lorenzo

Futboll

Objektivi është Giovanni Di Lorenzo

Më: 31 mars 2020 Në ora: 14:02
Objektivi është Giovanni Di Lorenzo

Manchester United është përqendruar te afati kalimtar i verës në këto kohë izolimi, madje për objektivin e mbrojtjes ka nisur edhe bisedimet e para.

Objektivi është Giovanni Di Lorenzo. Mbrojtësi është paraqitur mjaft mirë me Napolin dhe ka zgjuar interesin e “Djajve të Kuq”. Sipas “Calcio Napoli”, drejtues nga Manchesteri kanë nisur bisedimet me drejtuesit e klubit të kaltër për të gjetur një marrëveshje.

Di Lorenzo është blerë nga Empoli për gati 10 milionë euro dhe tashmë kartoni i 26-vjeçarit vlerësohet të paktën sa dyfishi i shifrës që u ble vitin e shkuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat