Bjellorusia po çmend botën, Bakaj prononcim për prestigjiozen “Marca”/ Nuk është e lehtë të luash, ja çfarë na bëjnë.
Edhe pse thuajse e gjithë bota është ulur në gjunjë për shkak të Koronavirusit, në Bjellorusi vazhdojnë të befasojnë me kokfortësinë e tyre. Atje jeta vazhdon normalisht, edhe pse rastet e të infektuarve nuk kanë munguar, duke u bërë kështu një nga vendet e pakta në botë, ku futbolli vazhdon të luhet, madje edhe me tifozë.
E përditshmja sportive spanjolle “Marca” i ka kushtuar një speciale kësaj situate, teksa ka zgjedhur të dëgjojë prononcimin e disa protagonistëve në futbollin bjellorus.
Një prej tyre edhe futbollisti shqiptar, Elis Bakaj, i cili ka qenë titullar në 2 sfidat e zhvilluara së fundmi në kampionat.