Matuidi me Koronavirus, Juventus e shpërblen me zgjatjen e kontratës

Futboll

Matuidi me Koronavirus, Juventus e shpërblen me zgjatjen e kontratës

Më: 1 prill 2020 Në ora: 20:41
Blaise Matuidi

Juventus dhe Blaise Matuidi kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të vazhduar bshkëpunimin edhe një tjetër.

Kontrata e francezit është zgjatur deri më 30 qershor 2021, pra ai do të jetë pjesë e “Zonjës së Vjetër” së paku edhe një vit.

Kjo është mësuar pas publikimt të raporti financiar të klubit, ku ndër operacionet e kryera në gjysmën e dytë të këtij sezoni sportiv është edhe rinovimi i kontratës së mesfushorit të datëlindjes 1987.

Francezi shpreblehet për përkushtimin ndaj ngjyrave bardhezi, pasi ai qkurrë nuk e kursen veten në fushë. Lajmi i gëzueshëm vjen në një periudhë delikate për kampion e botës, pasi ai ende nuk e ka kaluar infeksionin nga Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat