Një tjetër propozim lidhet me VAR dhe synimi është që të mos përdoret...

Futboll

Një tjetër propozim lidhet me VAR dhe synimi është që të mos përdoret...

Më: 2 prill 2020 Në ora: 13:36
Një tjetër propozim lidhet me VAR dhe synimi është që të mos përdoret...

UEFA zhvilloi dje një video-konferencë dhe plani është që të luhen kampionatet, që deri më 3 gusht duhet të përfundojnë. Ky është plani për momentin, por ende nuk dihet se kur do të nisin sfidat. Me gjasa kampionati në Angli mund të duhet të mbyllet për një muaj, ose për një muaj e pak.

Kanë mbetur edhe 9 ndeshje për t’u zhvilluar dhe kalendari do të jetë i ngjeshur, ndaj edhe trajnerët e klubeve të Premier League kanë një mendim dhe do propozojnë të ndryshohet rregullorja për numrin e zëvendësimeve.

Ata duan që për pjesën e mbetur të kampionatit të lejohen pesë zëvendësime, pasi rrezikohet dëmtimi i lojtarëve me një kalendar të ngjeshur. Kështu ata do kishin më shumë mundësi për t’i ruajtur lojtarët gjatë periudhës së kampionatit.

Një tjetër propozim lidhet me VAR dhe synimi është që të mos përdoret deri në fund të këtij sezoni, për të shmangur vonesat e shumta. Gjithashtu dihet që dhoma e VAR është e vogël dhe tre persona në një hapësirë të tillë nuk mund të rrinë, pasi nuk mund të ruhet distanca. Kështu që zgjidhja është që sistemi VAR të rikthehet sezonin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat