Ende më ironike ishte përgjigja e mbrojtësit të kombëtares spanjolle

Futboll

Ende më ironike ishte përgjigja e mbrojtësit të kombëtares spanjolle

Më: 2 prill 2020 Në ora: 13:37
Ende më ironike ishte përgjigja e mbrojtësit të kombëtares spanjolle

Ditën e djeshme mbrojtësit i Real Madrid, Sergio Ramos, festoi 34-vjetorin e lindjes. Të shumta ishin urimet për kapitenin e madrilenëve, por pati dhe nga ata që e vunë në lojë spanjollin.

Bëhet fjalë për klubin e Ajaxit, që i ka kujtuar Ramosit humbjen e Realit në Champions League vitin e kaluar.

Ishin holandezët ata që kalonin në fazën tjetër duke eliminuar kampionët, ndërkohë që Ramos e ndiqte ndeshjen nga tribuna.

Ende më ironike ishte përgjigja e mbrojtësit të kombëtares spanjolle.

Ai postoi katër foto të tij me trofeun e Champions League, po aq sa ka Ajaxi në të gjithë historinë e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat