Në fund të fundit, është ai që do të punojë me lojtarët...

Futboll

Në fund të fundit, është ai që do të punojë me lojtarët...

Më: 4 prill 2020 Në ora: 14:13
Rumenige

Trajneri që fitoi kurorën e trefishtë me Bajernin e Mynihut, Jup Hajnkes, luajti një rol të rëndësishëm në kontratën e re që iu ofrua trajnerin Hansi Flik deri në 30 qershorin e vitit 2023.

Tekniku provizor i kampionëve të Gjermanisë mori bekimin e 74-vjeçarit, i cili në vitin 2013 fitoi të tri trofetë më të rëndësishëm të sezonit me rekordmenët: Bundesligën, Champions-in dhe Kupën e Gjermanisë.

“Jup mendon shumë për personelin e klubit. Ne kemi folur disa herë dhe ai e rekomandoi me mbështetje të plot Hansin. Nga pikëpamja e Jupit, Flik është zgjedhja perfektë për Bajernin. Flik i kujton Jupit shumë veten e tij”, tha gjatë një interviste për “Bild” Karl-Hainc Rumenige, shefi i klubit. 64-vjeçari tregon edhe rolin që do të ketë trajneri i ri në të ardhmen: “Hansi do të ketë padiskutim fjalën e tij për merkaton.

Opinioni i trajnerit luan një rol të rëndësishëm në përzgjedhjen e futbollistëve. Në fund të fundit, është ai që do të punojë me lojtarët. Prandaj ne donim qartësi përpara se të vendosnim për skuadrën që do të ndërtojmë në javët dhe muajt e ardhshëm. Hansi na riprezantoi me stilin me të cilin ne fituam tripletën në vitin 2013”.

“Kalle” shtoi gjithashtu se lojtarë të rinj si Alfonso Dejvis (19 vjeç) dhe Xhoshua Zirkze (18) kanë pasur një përmirësim të shkëlqyer këtë sezon dhe në të ardhmen klubi do të vazhdojë t’u besojë të rinjve: “Ne duam të vazhdojmë më tej në këtë rrugë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat