Talenti që po ndiqet

Futboll

Talenti që po ndiqet

Më: 4 prill 2020 Në ora: 14:43
Cesar Gelabert

Arsenali dhe Borussia Dortmund po monitorojnë talentin e Real Madrid, Cesar Gelabert, raporton “AS”.

19-vjeçari konsiderohet një nga talentët e mëdhenj në futbollin botëror, dhe tashmë skautët e disa skuadrave evropiane, janë duke e vëzhguar të riun e “Los Blancos”.

Arsenali dhe Borussia Dortmund thuhet se janë duke u përpjekur që ta blejnë talentin Gelabert, i cili kërkohet edhe nga skuadra francze, Lyon.

Ndryshe, siç raportohet, Real Madridi nuk dëshiron ta shes talentin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat