Skuadra nga Premierliga rrezikon të shuhet në gusht – Covid 19 po lë dëme të mëdha ekonomike

Futboll

Skuadra nga Premierliga rrezikon të shuhet në gusht – Covid 19 po lë dëme të mëdha ekonomike

Më: 5 prill 2020 Në ora: 08:17
Skuadra nga Premierliga

Covid 19 do të ketë një mal pasojash të tjera, anash viktimave dhe të prekurve.

Dëmet ekonomike të shkaktuara nga pandemia koronavirus dhe ‘pauza e botës’ pritet të jenë të mëdha, e për disa edhe të pariparueshme.

Tashmë në Premierligë numërohet skuadra e parë e rrezikuar seriozisht nga dëmet ekonomike të këtij virusi, dhe ajo është Burnley.

Burnley mund të shuhet duke mbetur pa para hiq më larg se në muajin gusht, nëse kjo situatë vazhdon, ka thënë presidenti i klubit.

“Shqetësimi është nëse nuk e përfundojmë sezonin dhe akoma nuk ka ide të qarta për rifillim të këtij sezoni. Ne si klub do të mbesim pa para në muajin gusht. Ky është një fakt”, ka thënë Garlick.

“Nuk flas dot për klubet tjera, nuk i di kushtet financiare të tyre, por mund të flas për ne. Për këtë arsye jemi të vendosur të përfundojmë sezonin, kur të jenë kushtet”, ka thënë tutje presidenti i Burnley.

Deri më tani, në futbollin evropian si ‘viktimë ekonomike’ është shënuar Zilina nga Sllovakia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat