Skandal, bën orgji në shtëpinë e tij - Bota Sot
Skandal, bën orgji në shtëpinë e tij

Futboll

Skandal, bën orgji në shtëpinë e tij

Më: 5 prill 2020 Në ora: 13:10
Skandal, bën orgji në shtëpinë e tij

Ylli i Mançester Sitit dhe kombëtares angleze, Kajl Uoker, ka përfunduar në qendrën e një skandali në Angli, pasi ka thyer rregullat e karantinës, duke organizuar një festë seksi me dy eskorta në apartamentin e tij luksoz në Mançester.

Mbrojtësi 29-vjeçar, pagoi dy vajzat për tre orë në shtëpinë e tij dhe vetëm pak orë pas festës, ish-talenti i Totenhemit i ftoi tifozët e tij të respektojnë këshillat e qeverisë për të qëndruar në shtëpi dhe ndihmuar në frenimin e pandemisë së Koronavirusit.

Uoker u nda nga e fejuara e tij Ani Kilner në fillim të këtij viti pasi u përfshi në një tradhti me modelen Lorin Gudmen, me të cilën pati edhe një marrëdhënie nga e cila ajo mbeti shtatzënë. Një burim tregoi për “The Sun”: “Kajl preku fundin me sjelljen e tij dhe Pep Guardiola duhet të jetë tërbuar në këto momente, me të drejtë”. Tabloidi zbulon edhe emrat dhe fotot e prostitutave të luksit që ai ftoi në shtëpi: ato janë Luis MekNamara 21 vjeçe dhe një modele braziliane 24-vjeçare.

Uoker tentoi ta fshinte identitetin e tij, duke u prezantuar me emrin “Kai”, por MekNamara, e cila i bëri edhe foto, më vonë zbuloi se për cilin bëhet fjalë. Dy eskortat mbërritën në shtëpinë e futbollistit në Hejl rreth orës 22:30 të ditës së martë, një natë përpara se ai t’u bënte thirrje tifozëve për të respektuar rregullat e distancimit social dhe qëndruar në shtëpi. MekNamara e cila u pagua me 2.200 paund kesh së bashku me kolegen e saj përpara se të zhvendoseshin në dhomën e gjumit të futbollistit, tha për “The Sun”:

“Më telefonoi shefi dhe më tha se një klient i njohur donte të na takonte. Kajl duhet ta dinë më mirë. Nga njëra anë ai fton të huaj në shtëpinë e tij për seks dhe ditën tjetër jep leksione sesi duhet të qëndrojmë të sigurt. Ai është një hipokrit dhe i vendos njerëzit në rrezik”. Trajneri i Sitit, Pep Guardiola dhe ai i Anglisë, Garet Sauthgejt, nuk e kanë pritur mirë këtë lajm, ndërsa Uoker kërkoi ndjesë publike mbrëmjen e së shtunës: “Dua ta shfrytëzoj këtë mundësi për të lëshuar një falje publike për zgjedhjet që bëra javën e shkuar.

Dua t’i kërkoj ndjesë familjes, shokëve, klubit dhe tifozëve për zhgënjimin. Veprimet e mia janë në kundërshtim të plot me atë që unë duhet të isha duke bërë gjatë karantinës”. Edhe klubi i Sitit lëshoi një deklaratë, duke premtuar se do të marrë masa disiplinore: “Jemi të zhgënjyer që dëgjuam këto lajme. Do të kryejmë procedurë e brendshme disiplinore në ditët e ardhshme”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat