Djajtë e Kuq interesohen prej kohësh për yllin e Dortmundit

Futboll

Djajtë e Kuq interesohen prej kohësh për yllin e Dortmundit

Më: 5 prill 2020 Në ora: 15:37
Sancho

Në afatin kalimtar të verës do të ketë një duel të ashpër mes Manchester United dhe Juventusit për të blerë kartonin e talentit anglez Jadon Sancho.

Djajtë e Kuq interesohen prej kohësh për yllin e Dortmundit por sëfundmi ka hyrë në garë Juventusi që e pëlqen sëtepërmi yllin e ri të futbollit anglez dhe jo vetëm.

Sipas mediave angleze, bardhezinjtë krahasuar me Manchester United janë në avantazh për një fakt të thjeshtë.  Juventusi e ka të sigurt praninë në Champions League për sezonin e ardhshëm, ndërkohë që United është ende në garë për të siguruar një vend në Champions.

Kartoni i Jadon Sanchos, kushton midis 120 deri në 150 milionë euro, të paktën kjo është shifra që kërkon të përfitojë Borussia e Dortmundit nga shitja e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat