Sot rinis stërvitjet Bayern Munich

Futboll

Sot rinis stërvitjet Bayern Munich

Më: 6 prill 2020 Në ora: 09:21
Bayern Munich

Bayern Munich konfirmon se sot i risin stërvitjet.

Bayern Munich do të stërvitet në grupe të vogla nga sot, pasi klubi konfirmoi se ekipi i parë i Hansi Flick do t’i ndjekë udhëzimet e qeverisë gjermane për masat parandaluese ndaj koronavirusit.

Më 13 mars Bundesliga u pezullua deri më 2 prill fillimisht, por pas një takimi të klubeve më 31 mars, kjo masë u zgjat të paktën deri më 30 prill.

Në një komunikatë në uebsajtin e klubit, Bayerni u bëri thirrje përkrahësve të vet të qëndrojnë larg qendrës stërvitore të klubit kur lojtarët të rikthehen në punë.

“Ekipi i parë i FC Bayern Munich do të rikthehet në stërvitje në Sabener Strasse në grupe të vogla nga e hëna, 6 prill”, thuhet në njoftimin e Bayernit.

“Kjo do të bëhet në përputhje me politikën e qeverisë dhe autoriteteve përkatëse”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat