Kjo është super oferta për Xherdan Shaqirin

Futboll

Kjo është super oferta për Xherdan Shaqirin

Më: 7 prill 2020 Në ora: 17:18
Kjo është super oferta për Xherdan Shaqirin

Sevilla është duke përgatitur super ofertë për futbollistin e Liverpoolit, Xherdan Shaqiri.

Sipas Blick, klubi spanjoll do t’i ofrojë shqiptarit kontratë afatgjate.

28-vjeçari këtë sezon me “Reds” nuk ka qenë shumë i nevojshëm duke bërë vetëm gjashtë paraqitje, ndërsa në dy prej tyre ishte titullar.

Në dhjetor në fitoret ndaj Watford dhe Everton ishin ndeshjet e vetme që Shaqiri ishte në formacionin e parë të Jurgen Klopp për këtë sezon.

Sevilla thuhet se është admirues i madh i ish-anëtarit të Bayern Munich dhe Inter, andaj e duan në verë dhe janë të gatshëm të paguajnë vlerën e 30 milionë euro që kërkon Liverpool.

Në garë për Shaqirin mbesin edhe dy gjigantët Galatasaray dhe Roma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat