Kroos thumbon Realin dhe shumë skuadra tjera

Futboll

Kroos thumbon Realin dhe shumë skuadra tjera

Më: 7 prill 2020 Në ora: 19:32
Toni Kroos

Toni Kroos, futbollisti i Real Madrid dhe Gjermanisë, ka thumbuar me deklaratat e tij të fundit sa i përket shkurtimit të rrogave të futbollistëve në këtë situatë emergjence globale si pasojë e koronavirusit dhe humbjeve të mëdha nanciare.

Në një intervistë për “SWR Sport”, mesfushori tha: “Një shkurtim rroge është si një dhurim kot, i humbur, apo karshi klubit, pra për të kursyer klubin! Jam i favorshëm për të shkurtuar rrogën, por për gjera që kanë kuptim!”.

Kroos kritikon edhe sistemin e futbollit: “Shumë skuadra nuk kanë arkëtime të planikuara. Varet se sa kohë do të duhet të qëndrojmë kështu në vend. Nëse për shembull futbolli rinis në maj, do të gjenden zgjidhje. Nëse do të duhet të ndalemi deri në vjeshtë, atëherë disa klube nuk do t’ia dalin dot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat