Plas te Barcelona, ultimatumi i Bartomeu-t trondit klubin

Futboll

Plas te Barcelona, ultimatumi i Bartomeu-t trondit klubin

Më: 8 prill 2020 Në ora: 19:08
Josep Maria Bartomeu

Edhe në këto ditë karantine dhe pandemie Barcelona nuk e humb zakonin e këtij sezoni të çmendur: atë që të dhurojë të paktën dy polemika të mëdha në muaj.

Pas përplasjes me lojtarët për çështjen e rrrogave, AS ka zbuluar se presidenti Josep Maria Bartomeu u ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme drejtuesve që nuk janë dakord me planet e tij.

Presidenti i Barçës nuk mund t’i shkarkojë, por mund t’i heqë nga detyrat e tyre dhe ka qenë pikërisht ky kërcënimi që i ka bërë ai kundërshtarëve të tij brenda klubit.

Në këshillin administrativ të klubit katalanas, tashmë prej dsia ditësh, janë bërë disa lëvizje për ta zëvendësuar, veçanërisht pas skandalit I3 Ventures, kompania që, sipas Cadena Ser, është punësuar nga klubi për të dëmtuar imazhin e Messi-t me shokë.

Pikërisht ajo çështje ka shtyrë shumë emra të rëndësishëm të kryesisë së klubit që të kërkojnë kokën e Bartomeut, i cili nuk e ka vënë për asnjë moment në diskutim veten dhe, i favorizuar nga pezullimi i çdo aktiviteti për shkak të coronavirus-it, e ka lënë pezull këtë çështje dhe u ka kërkuar të largohen atyre që nuk duan ta mbështesin.

Një vendim që pritet  të shkaktojë përplasje të tjera brenda klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat