“Ibra i bërtiste ekipit të tij gjatë 90 minutave, ishte situatë vërtet qesharake”

Futboll

“Ibra i bërtiste ekipit të tij gjatë 90 minutave, ishte situatë vërtet qesharake”

Më: 9 prill 2020 Në ora: 13:39
Zlatan Ibrahimovic

“Zlatan Ibrahimovic i fyente shokët e tij të frikësuar te LA Galaxy për gjithë 90 minutat e një ndeshje”. Kështu ka thënë mbrojtësi i San Jose Earthquakes, Florian Jungwirth. Suedezi kaloi dy sezone në MLS, përpara se të kthehej në janar te Milani, si transferim i lirë. Gjermani Jungwirth pati një përvojë të parë të paharrueshme, duke luajtur kundër Ibrahimovic. Sipas tij, sulmuesin veteran e kaloi krejt atë ndeshje duke iu bërtitur bashkëlojtarëve të tij: 

“Ishte viti 2018, kur ne luajtëm në Stanford kundër Zlatan, hera e parë. U habita me të vërtetë, sepse gjatë gjithë lojës i fyente shokët e tij të skuadrës. Për 90 minuta, ai po iu bërtiste të gjithëve. Ishte thjesht një situatë qesharake. Të gjithë ishin aq të frikësuar prej tij, ndërsa unë vetëm qeshja. Të gjithë lojtarët e LA Galaxy dukeshin si fëmijë të vegjël, sikur thonin: Babi, a mund të marr diçka nga ju?”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat