Trajneri i FC Shkupi: Me futbollistët bëjmë stërvitje online

Futboll

Trajneri i FC Shkupi: Me futbollistët bëjmë stërvitje online

Më: 9 prill 2020 Në ora: 14:22
Trajneri i FC Shkupi: Me futbollistët bëjmë stërvitje online

Trajneri i FC Shkupi, Muharem Bajrami ka folur për faqen e gazetarit Reshat Ibrahimi, ku ka treguar se si me lojtarët po ushtrojnë në kushte shtëpie.

Ai thotë se edhe pse janë mërzitur nga kjo situatë me koronavirusin, me rëndësi është shëndeti i futbollistëve dhe njerëzve në përgjithësi.

“Sigurisht që ne bëjmë planprogramin se çka do të stërvitin lojtarët. Normal që nuk është e njëjta ajo që ushtrojmë dhe në këto kushte izolimi lojtarët po ballafaqohen me stërvitje individuale. Kemi filluar edhe me ushtrime online, ushtrime për forcë”, deklaron trajneri Bajrami.

Ai pret që kampionati të rinisë për disa javë: “Unë pres që në fund të muajit maj ose në fillim të qershorit kampionati të rifillojë. Besoj se edhe në Maqedoninë e Veriut situata me pandeminë do të rregullohet, pasi edhe lojtarët mezi po presin të rikthehen në stërvitje”, shtoi trajneri Muharem Bajrami për gazetarin Reshat Ibrahimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat