Vera e vitit 2020 do të jetë një mundësi e mirë për shumë klube të transferojë me kosto zero disa yje të futbollit.
Shumë futbollistë janë në fund të kontratave me klubet e tyre, dhe nuk duket se do të ketë bisedime për vazhdimin e tyre.
Në mesin e tyre janë edhe disa yje të Chelsea.
Willian, Oliver Giroud dhe Pedro, do të mund të lëvizin lirshëm me të përfunduar sezonin, pasi janë në fund me kontratat e tyre.
Te Manchester City, do të largohet David Silva, ndërsa te PSG, Edinson Cavani dhe Thiago Silva.
I lirë për t’u transferuar do të jetë edhe mbrojtësi i Tottenham, Jan Vertonghen.