Bare ngacmon Rei Manajn

Futboll

Bare ngacmon Rei Manajn

Më: 12 prill 2020 Në ora: 13:31
Bare ngacmon Rei Manajn

“Ludo King” është një nga lojërat më të frekuentuara të momentit, në këtë periudhë të vështirë izolimi.

Të shumtë janë futbollistët që e kalojnë kohën, duke luajtur me këtë lojë interesante. Mes tyre edhe 2 futbollistet e Kombëtares shqiptare, Keidi Bare dhe Rei Manajn.

Ka qenë mesfushori i Malagas, i cili ka ndarë me ndjekësit e tij në “Instagram” një “Story” ku Bare shfaqej triumfues, ndërkohë që Manaj humbës.

“Shtttt Rei Manajn”, ishte mbishkrimi i fierakut në foton e publikuar, duke ngacmuar kështu sulmuesin lushnjar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat