Shkaku i koronavirusit, Real Madridit i dështon transferimi i madh

Futboll

Shkaku i koronavirusit, Real Madridit i dështon transferimi i madh

Më: 15 prill 2020 Në ora: 09:32
Foto ilustrim

Transferimi i Donny van de Beek te Real Madrid pritet të dështojë shkaku i COVID-19.

‘Los Blancos’ kishte arritur marrëveshje me mesfushorin holandez në janar, për të t’u transferuar në Bernabeu gjatë afatit kalimtar të verës.

Mundo Deportivo raporton se ky transferim mund të dështojë shkaku i humbjeve të mëdha të Real Madrid gjatë kohës së koronavirusit.

De Beek tani duhet të shikojë të ardhmen tek Ajax, për të pritur fundin e koronavirusit, për të parë se si do të rrjedhin gjërat pastaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat