Detyrë e re në horizont për Skelën

Futboll

Detyrë e re në horizont për Skelën

Më: 15 prill 2020 Në ora: 12:58
Detyrë e re në horizont për Skelën

Detyrë e re në horizont për Ervin Skelën. Ish-mesfushori legjendar i kombëtares shqiptare do të jetë trajneri i ri i skuadrës U-17 të Eintracht Frankfurt.

Lajmi publikohet nga mediat gjermane dhe më konkretisht nga “weisbadener”, e cila thekson se drejtuesit e klubit i kanë dhënë besim Skelës për të stërvitur një prej skuadrave zinxhir të Eintracht Frankfurt. Ish-mesfushori shqiptar është shprehur shumë i kënaqur për këtë mundësi që i është dhënë duke deklaruar: “Duhet dhe kam dëshirë të mësoj shumë”.

Më parë 43-vjeçari i cili është pajisur me licencën e trajnerit në Shqipëri, licencë që njihet edhe në Gjermani ka drejtuar skuadrën e 17-vjeçarëve të Hessen.

Skela në karrierën e tij ka luajtur nga viti 2001 deri në 2004-ën me Eintracht Frankfurt, duke lënë shenjë pasi në 92 ndeshje në kampionat arriti të shënonte dhe 26 gola. Te Eintracht Frankfurt, Skela mban edhe titullin honorifik si njëri prej ambasadorëve të klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat