Atletico refuzon

Futboll

Atletico refuzon

Më: 15 prill 2020 Në ora: 16:18
Atletico refuzon

Atletico e ka refuzuar pa u menduar dy herë një ofertë të Manchester United për mesfushorin spanjoll, Saul Niguez. 

Edhe pse nuk është kohë merkato, drejtuesit e klubeve nuk e kanë asnjë ditë pushim, pasi synojnë që të arrijnë marrëveshje paraprake.

Kështu kanë tentuar edhe drejtuesit e Manchester United, të arrijnë një akord paraprak me Atleticon për firmën e Saul Niguez. Megjithatë, oferta e tyre prej 70 milion sterlinash, është refuzuar menjëherë.

Një ofertë e majme kjo e` “Djajve të Kuq”, e zbuluar nga mediet britanike, çka na bën të kuptojmë se Paul Pogba, me shumë gjasa do të largohet gjatë merkatos së verës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat