Munishi paralajmëron: Pasi të përfundojë pandemia, i kam dy tri fjalë për disa persona

Futboll

Munishi paralajmëron: Pasi të përfundojë pandemia, i kam dy tri fjalë për disa persona

Më: 15 prill 2020 Në ora: 19:22
Ismet Munishi

Trajner i Ballkanit, Ismet Munishi, nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se pasi të përfundojë pandemia Covid19, ka dy tri fjalë për disa persona.

Munishi nuk ka përmendur emra, duke thënë se do të merret me secili prej tyre.

Po ashtu në këtë shkrim, ai ka akuzuar edhe disa media që sipas tij iu krijojnë hapësira.

Trajneri prishtinas këtë sezon është në krye të Ballkanit, duke e udhëhequr drejt vendit të parë me 44 pikë, i ndjekur nga Drita në vendin e dytë me 43 pikë.

Superliga e Kosovës është pezulluar deri në një vendim të ardhshëm, për shkak të pandemisë Covid19 që ka kapluar edhe vendin tonë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat