Gary Neville zbulon pse Fergusoni nuk e bëri asnjëherë kapiten Ronaldon

Futboll

Gary Neville zbulon pse Fergusoni nuk e bëri asnjëherë kapiten Ronaldon

Më: 15 prill 2020 Në ora: 21:05
Gary Neville

Gary Neville ka zbuluar arsyen pse Sir Alex Fergusoni nuk u kishte dhënë shiritin e kapitenit katër lojtarëve të tij, duke përfshirë edhe Cristiano Ronaldon, për shkak të frikës së dëmtimit të unitetit të skuadrës.

Ish-mbrojtësi i Manchester Unitedit ishte kapiten i “djajve të kuq” gjatë periudhës 2005-2011, por shiriti shpesh u bart nga Ryan Giggs në vitet e fundit për shkak se ai nuk luante aq shpesh.

“Ai më tha, ‘ti do ta mbash atë dreq shiriti djalë’. Arsyeja që ai më dha ishte: ‘Ti dhe Giggsi do të bëni rotacione. Nëse ia jap Ronaldos, Rooney do ta kërkojë. Nëse ia jap Rooneyt, Ronaldo do ta kërkojë. Nëse ia jap Vidicit, Ferdinand nuk do të jetë i lumtur”, ka thënë Neville.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat