Giggs tregon rastin e vetëm kur mund të largohej nga Manchester United

Futboll

Giggs tregon rastin e vetëm kur mund të largohej nga Manchester United

Më: 15 prill 2020 Në ora: 23:19
Ryan Giggs

Ryan Giggs ka qenë një simbol i padiskutueshëm i Manchester United. Megjithatë, ka qenë një moment në të cilin historia e dashurisë mund të ishte ndërprerë, për shkak të ndërhyrjes së një klubi italian.

Këtë e ka zbuluar vetë ish-lojtari në një intervistë të dhënë për Sky Sport: “Në 2003-shin u largua Baeckham dhe u fol për një interesim të Interit për mua. Nuk kisha dëgjuar asgjë, edhe pse n uk e fillova shumë mirë sezonin pasardhës”, ka thënë Giggs.

“Megjithatë, arrita ta mbyll mirë. David u largua dhe ajo ka qenë hera e vetme që kam qenë më afër largimit. Por nuk kam dashur kurrë ta bëj. Sigurisht, kam dëshiruar gjithmonë një sfidë të re çdo vit, por isha pjesë e një skuadre për të cilën adhuroja të luaja”.

“Si futbollist kërkon gjithmonë një sfidë dhe kishte mundësi të ndryshme në fillimin e çdo sezoni, si të bëhej fjalë për të mbrojtur titullin, ashtu edhe për të fituar disa kampionate radhazi dhe për të fituar Championsin”, ka thënë Giggs.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat