Zidane e do me çdo kusht këtë lojtar, ndryshe largohet

Futboll

Zidane e do me çdo kusht këtë lojtar, ndryshe largohet

Më: 16 prill 2020 Në ora: 00:34
Zinedine Zidane

U rikthye për të dytën herë si trajner në Madrid, madje me ambicie më të mëdha.

Por, duket se vendimi për t’u rikthyer kishte të bënte me një kërkesë të veçantë të tij.

Zinedine Zidane ishte përfolur shumë gjatë muajit Janar, se me gjasë në fund të vitit do të largohet, për shkak të raportove jo të mira me Florentino Perezin, e që vinin nga përplasje dëshirash në tregun e transferimeve.

Tekniku francez nuk i pëlqen fare dy lojtarët që sipas të gjitha gjasave do të largohen nga “Bernabeu”, Bale e Rodriguez, teksa me çdo kusht po kërkon bashkëkombasin e tij, Paul Pogba.

Edhe herën e parë kur ishte shef i shtabit teknik të galaktikëve, ishte i dhënë pas fantazistit të United, por që nuk arriti ta ketë për vete.

Gjithsesi, vera e këtij viti pritet të jetë tejet interesante sa i përket këtij operacioni transferimi, andaj mbetet të shihet nëse Zidanes do t’i plotësohet dëshira e kahmotshme, amo largimin nga Spanja do ta shqyrtojë si mundësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat