Bayern ka rinisur punën, Rummenigge rrëfen lumturinë e lojtarëve dhe procedurat

Futboll

Bayern ka rinisur punën, Rummenigge rrëfen lumturinë e lojtarëve dhe procedurat

Më: 16 prill 2020 Në ora: 12:12
Rummenigge

Pasi ka përfunduar izolimi që kishte urdhëruar DFL, nga e hëna 6 prillit, Bundesliga nisi të lëvizë në fushë. Ashtu si shumë skuadra të tjera të kampionatit elitar, edhe Bayern Munich ka rinisur stërvitjet me grupe të ndryshme pune: maksimumi katër persona dhe ftesa për të mos e bërë dushin në dhomat e zhveshjes por në shtëpi.

Mbi këtë temë ka folur edhe presidenti i klubit bavarez, Karl-Heinz Rummenigge, që për “Corriere della Sera” ka dhënë intervistë.

“Futbolli gjerman vuan dhe pret, si të gjithë! Prej një jave i kemi lejuar stërvitjet me grupe të vogla. Humori i djemve ka ndryshuar dhe është rritur dukshëm që kur kanë ardhur në qendrën stërvitore duke u stërvitur me një shok”.

“Si ligë kemi vendosur një task forcë mjekësore, që mbetet edhe çështje dite në politikë. Dy herë në javë lojtarët bëjnë tamponin”.

“Rrogat e shkutuara? Askujt nuk i pëlqen kjo gjë, por le ta themi troç: kjo situatë nuk ishte parë ndonjëherë dhe është rast unikal, ndaj duhet mirëkuptimi i të gjithëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat