Serbi problematik rrezikon deri në 3 vite burg, shkak...

Futboll

Serbi problematik rrezikon deri në 3 vite burg, shkak...

Më: 16 prill 2020 Në ora: 13:11
Serbi problematik rrezikon deri në 3 vite burg, shkak...

Luka Joviq ishte një nga futbollistët më të përfolur në muajin e kaluar, kjo për shkak të problemeve që kishte me shtetin e tij.

Gjatë kohës kur Koronavirusi kishte shpërthyer në Spanjë, sulmuesi i Real Madridit u largua dhe shkoi në vendlindjen e tij në Serbi. Megjithatë në shtetin e tij, Joviq hasi probleme të shumta, teksa i ndalua dhe kishte thyer karantinën.

Masat në Serbi janë të ashpra dhe sulmuesi tashmë rrezikon shumë. Dënimet që mund të marrë Joviq tani, fillojnë nga 1275 euro gjobë deri në 3 vite burg.

Gjithsesi mundësitë e mëdha janë që lojtari të dënohet me gjobë, ashtu siç ndodh shpesh me sportistët e mëdhenj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat