E kërkon Barcelona dhe Real Madrid

Futboll

E kërkon Barcelona dhe Real Madrid

Më: 16 prill 2020 Në ora: 13:32
E kërkon Barcelona dhe Real Madrid

N’Golo Kante thuhet se nuk dëshiron të largohet nga Chelsea edhe pas interesimit të madh nga Barcelona dhe Real Madridi.

Nuk ka qenë një sezon i thjeshtë për Kanten, pasi është paraqitur në vetëm 20 nga 42 ndeshjet e zhvilluara për shkak të lëndimit.

Dhe raportet në Francë dhe Spanjë kanë pretenduar se Blutë mund të shikojnë shitjen e Kantes këtë verë për të fituar para nga ai.

Shitja e francezit do të vinte duke pasur parasysh shfaqjen e talentin Billy Gilmour dhe partneritetin në rritje midis Mateo Kovacic dhe Jorginho.

Por, sipas mediumit Goal.com, Kante mbetet i përkushtuar të mbyll me sukses tre vitet e mbetura të kontratës së tij me klubin perëndimor të Londrës.

Fituesi i Kupës së Botës thuhet se është i lumtur me jetën në Londër dhe gëzohet që luan në Stamford Bridge.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat