Burim Berisha - djaloshi i sprovave në kohën e Gjeneratës së Republikës 

Futboll

Burim Berisha - djaloshi i sprovave në kohën e Gjeneratës së Republikës 

Nga: Kemajl Goca Më: 16 prill 2020 Në ora: 15:42
Burim Berisha - djaloshi i sprovave në kohën e Gjeneratës së Republikës 

Sportistët e sportistet dhanë çka është e mundur për t’u zhvilluar sporti në kohërat më të vështira (1991-1999).

Në kohën e okupimit, kur Kosova ishte e rrethuar nga pushtuesi serb dhe edhe stadiumet dhe palestrat sportive u uzurpuan, sportistët shqiptarë u detyruan nga zori, duke mos gjetur rrugë tjetër, garat i zhvilluan në livadhe e fusha të improvizuara kudo që kishin mundësi.

Burim Berisha – i takon Gjeneratës së Republikës. Ai, në atëkohë, në fanellën e KF Prishtinës, ka qenë prej futbollistëve më të mirë dhe ndër shënuesit më të mirë.

Djaloshi i sprovave në kohën e Gjeneratës së Republikës, nuk u ndal asnjëherë edhe përkundër kërcënimeve që vinin nga pushtuesi serb, por ai me mijëra sportistë vazhdojë misionin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat