Njihuni me talentin e madh të Kosovës në klubin gjigant gjerman 

Futboll

Njihuni me talentin e madh të Kosovës në klubin gjigant gjerman 

Nga: K. G. Më: 16 prill 2020 Në ora: 17:29
Arbnor Aliu

Futbollisti i talentuar nga Kosova, Arbnor Aliu, është pjesë e gjigantit gjerman Schalke 04 për U17. Sot gazeta më e madhe gjermane ka shkruar për Aliun, i cili synon të jetë një futbollist profesionist. “Prindërit e tij u transferuan në Gelsenkirchen për shkak të djalit të tyre”, ka shkruar gazeta gjermane.

Në vitin 2017, Schalke nënshkroi me Arbnor Aliun (17), edhe pse konkurrenca ishte shumë e madhe”, shkruan mes të tjera medium gjerman. 

Mbrojtësi qendror është kapiteni për ekipin U17, luan për ekipin kombëtar të të rinjve gjerman.  Për Aliun thonë se është në talent i madh, ndërsa familja e tij ishte larguar nga Kosova për një jetë më të mirë për fëmijë e tyre.

Aliu nuk ka frikë që të rrezikojë në fushë, e udhëheq topin me shumë zgjuarsi dhe i jep siguri skuadrës së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat