Petit nuk e pëlqen aspak faktin që Mbappe

Futboll

Petit nuk e pëlqen aspak faktin që Mbappe

Më: 17 prill 2020 Në ora: 15:11
Petit nuk e pëlqen aspak faktin që Mbappe

Kylian Mbappe është një fenomen dhe e ardhmja i përket sulmuesit francez. 21-vjeçari i PSG-së ka bërë për vete miliona tifozë me potencialin e madh që zotëron, por nuk mungojnë as kritikat.

Emmanuel Petit nuk e pëlqen aspak faktin që Mbappe ka filluar të “kopjojë” Neymar.

Ish-fituesi i Kupës dhe Botës dhe Evropianit me Francën, vlerëson cilësitë e patriotit të tij në një deklaratë për Maxifoot, analizon situatën dhe nuk i kursen kritikat, duke theksuar se çfarë nuk i pëlqen nga ylli francez.

“Mbappe është përmirësuar në tre vitet e fundit. Ai arriti në botën e futbollit me një potencial të jashtëzakonshëm, ishte një diamant për t’u lëmuar. U transferua në një klub të madh, në një klub plot me yje dhe ka treguar maturi në shumë aspekte. Pavarësisht të gjithave, ai ka tendencën të më bezdisë gjithnjë e më shumë.

Shpesh s’forcohet shumë për të kryer disa numra të caktuar, tenton t’i bëjë me çdo kusht. Ka raste kur bëhet i bezdisshëm edhe me shokët e skuadrës. Le ta harrojmë për një moment që është i ri. Ai ka treguar gjëra të mëdha, por njerëzit nuk ngopen dhe i kërkojnë më shumë.

Ajo që bën në fushën e lojës është e pabesueshme dhe ka një të ardhme të ndritshme përpara. Nuk duhet të fusë veten në presion për të fituar me çdo kusht ‘Topin e Artë’. Duhet të tregohet i kujdesshëm me sjelljen e tij. Ka filluar të sillet si Neymar dhe kjo mund ta dëmtojë shumë”, përfundon Petit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat