Neville zbulon detaje interesante: Ferguson na pyeti për transferimin e Saha

Futboll

Neville zbulon detaje interesante: Ferguson na pyeti për transferimin e Saha

Më: 17 prill 2020 Në ora: 16:20
Saha

Gary Neville ka zbuluar disa detaje interesante rreth politikave të klubit të Manchester United, në kohën e Sir Alex Ferguson.

Ish mbrojtësi i krahut të djathtë, Neville, ka zbuluar se si trajneri Ferguson nuk i pyeste lojtarët e tij, për transferimin e lojtarëve të tjerë.

Por, një nga emrat që ka kaluar në ‘filtrat’e lojtarëve duket të ketë qenë Louis Saha, i cili transferohej në ‘Old Trafford’, nga skuadra e Fulham.

Neville tregoi se si pas një ndeshje në FA, në vitin 2001, Ferguson pyeti lojtarët për transferimin e Saha.

“Sir Alex asnjëherë nuk na pyeti ne se cilët lojtarë duhet t’i transferojmë, ose nuk na pyeti kurrë për informata rreth lojtarëve që do të kërkonte”, ka thënë Neville.

“Por, pasi luajtëm kundër Fulham në Kupën FA (viti 2001), ai na pyeti ne mbrojtësve se a duhet ta transferojmë Louis Saha? Ne të gjithë u përgjigjem me një po”, ka shtuar anglezi.

Saha pati një karrierë mjaft të mirë me United. Ai bënte një partneritet të mirë me Wayne Rooney. Dyshja pati shkëlqimin më të madh gjatë vitit 2006.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat