Pogba mbetet në Man Utd?

Futboll

Pogba mbetet në Man Utd?

Më: 17 prill 2020 Në ora: 16:49
Paul Pogba

E ardhmja e Paul Pogba është shumë e diskutuar botën e futbollit.

Ish-portieri australian, Mark Bosnich beson se mesfushori francez mund ta vazhdojë karrierën në “Old Trafford”

Paul Pogba mund ta vazhdojë karrierën në Manchester United.

Kështu mendon ish-portieri australian, Mark Bosnich, i cili kishte mbrojtur tek “Djajtë e Kuq”.

48 vjeçari beson se Pogba mund ta formojë një dyshe fantastike në mesfushë së bashku me Bruno Fernandes.

Francezi i ka zhvilluar vetëm tetë ndeshje në të gjitha kompeticionet me “Djajtë e Kuq” këtë sezon deri tash.

Dhe, kohëve të fundit spekulohet për një largim të tij nga “Teatri i Ëndrrave”.

Interesim për kampionin e botës me Francën kanë shfaqur Real Madridi dhe Juventusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat